MENU
klinika

Historia e 10-vjeçarit, Besi

Një gjëndër rritej çdo ditë në shpatullën e djalit tonë

20.06.2019 - 17:03

Kur një gjendër që rritej çdo ditë u shfaq në shpatullën e Besit 10-vjeçar në atë kohë, familja e tij supozonte se ishte një reagim alergjik ndaj një pickimi nga ndonjë insekt.

Por një rezonancë MRI zbuloi se ishte një nga tumoret kanceroze.

Falë ndihmës dhe mbështetjes së mjekëve, familja e Besit ka gjetur mbështetjen që kanë nevojë-mbështetje që ata nuk mund ta gjenin në asnjë vend tjetër në botë.

Sarkoma Alveolare e indeve të buta është një kancer shumë i rrallë, me rritje të ngadaltë që është vështirë të diagnostikohet dhe trajtohet.

“Meqë tumori kishte metastazuar, më thanë të merrja djalin në shtëpi dhe të kujdesesha për të,” thotë nëna e Besit. “Por unë nuk hoqa dorë.”

Duke i dërguar me email skanerat e djalit në një numër spitalesh amerikane, familja iu referua një trajtimi klinik Kombëtar të Kancerit (NCI).

Besi mori pjesë në një trajtim eksperimental të barnave për të ndaluar rritjen e tumoreve. Nja dy vjet më vonë, ai kishte një tumor në rritje të larguar nga krahu, dhe në 2018, kirurgët hoqën një pjesë të mushkërive të tij.

Gjatë kontrolleve të rregullta, Besi, tani 16 vjeç, dhe familja e tij kanë gjetur një familje të dytë në spitalin ku është trajtuar.

Falë mbështetjes së mjekëve dhe stafit, familja ka qëndruar në spital pa pagesë më shumë se 20 herë.

Por vizita e tyre e parë është e paharrueshme për ta: “Ishte aq e ftohtë dhe nuk kishim përjetuar kurrë dimër të tillë”, kujton nëna e Besit .

“Stafi na dha pulovra dhe pantallona, çorape të ngrohta dhe pizhame. Ne do të jemi mirënjohës ndaj tyre gjatë gjithë jetës për cdo gjë që kanë bërë për ne dhe djalin tonë!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Meshkuj! Jini vigjilentë

Kanceri i prostatës/ Si ta evitoni

Si të parandaloni këtë sëmundje vdekjeprurëse

Kanceri i pankreasit/ Stop! Po e shkatërroni veten duke pirë…


Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?