Duket se “debati virtual” mes Noizy-t dhe Olti Currit vijon në Instagram.
Ka qenë një postim i Noizy-t në intagram me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj i gjithë shkaku i këtijj debati virtual. Teksa përmes fotos; Noizy rrëfeu kontratën që lidhi me kryetarin për ulje, nëpërmjet kartës së studentit, për markën e veshjeve të tij..
Olti Curri e kritikoi këtë foto në mënyrë shumë ironike e kështu fillli debati..
E teksa ne menduam se dje gjithçka u mbyll me postimet e Olti Currit në Instagram, i cili i kërkoi Noizy-t të mos luajë me paratë e të tjerëve nëpër postime në Instagram, nuk ndodhi kështu.
Noizy vendosi ta zgjasë dhe më tej këtë debat,kur ndërkohë, në një postim të fundit të Oltit në Instagram.
Reperi i ka lënë një koment ngacmues të cilit i ka kthyer sërish përgjigje blogeri.
“Bëji tag lokalit të të japin pije falas dhe merru me punët e tjerëve, se vetë s’ke. ? Dështak”, i shkruante Noizy.
Ndërsa Olti i përgjigjej:
“Hahahhaha ik te “Portokallia” se na gajase me humor se me këngë s’po bon gjë. Të gjitha njesoj ke 10 vjet. Dështak kronik”