Pas shumë ditëve me shi, duket se dielli rikthehet më në fund.
Sipas asaj që parashikon IGJEUM për ditën e mërkurë, pritet që të ketë reshje të pakta dhe në zona të izoluara më të forta, ndërsa dita do të jetë me diell në shumicën e saj.
Reshjet
Sot priten reshje të dobëta në të gjithë vendin, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.
Temperaturat
Të mërkurën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 23 °C
në vendet e ulëta: 15 / 24 °C
në vendet malore: 9 / 19 °C
Era
Të mërkurën era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.