MENU
klinika

Deklarata

Përplasje civile më 30 qershor? Lleshaj: Kemi informacione se…

25.06.2019 - 08:52

“Policia ka informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme më 30 qershor”, kështu deklaroi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Opinion’, Lleshaj mohoi që mund të ketë përplasje civile në vend dhe se problemet sipas tij mund të jenë të rendit publik.

Lleshja theksoi se mazhoranca është e detyruar nga Kushtetua për të shkuar në zgjedhje.

Zoti Lleshaj ju pra jeni të vendosur për të shkuar në zgjedhje më 30 Qershor?

“Ne nuk jemi të vendosur, ne jemi të detyruar për të shkuar në zgjedhje, ne jemi të detyruar prej Kushtetutës. Kush mund të ishte alternative…”

Po kush ju detyron ju zoti Lleshaj të shkoni në një përplasje, që rrezikon të jetë edhe një përplasje civile?

“Jo nuk rrezikon të ketë përplasje civile, sepse nuk ka një konflikt civil në Shqipëri”.

A keni ju informacione të klasifikuara si ministri, si polici, nga shërbimet e specializuara që mund të ketë probleme më 30 Qershor?

“Probleme mund të ketë më datë 30 Qershor. Probleme të nivelit të rendit publik, probleme të kriminalitetit, por jo probleme të konfliktit civil.

Keni informacione apo hamendje?

“Kemi dhe informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme në nivelin kriminal të çështjes, por jo në nivelin civil.

Çdo me thënë në nivelin kriminal të çështjes?

“Po grupe të caktuara kriminale, çdo ditë kemi probleme kriminale në Shqipëri. Grupe kriminale ose individë që zhvillojnë veprimtari kriminale ka shumë. Ata që dalin përballë ligjit janë kriminelë”.