MENU
klinika

ISIS përgjegjës

Përsëri sulm në Kabul/ 2 të vdekur, 24 të plagosur

03.06.2019 - 13:07

Tre shpërthime goditën kryeqytetin afgan, duke vrarë 2 persona dhe lënë 24 të tjerë të plagosur.

Bomba e parë ishte vendosur në një autobus që transporton studentë. Bomba në autobus shpërtheu në një zonë rezidenciale në Kabulin perëndimor, duke vrarë një person. Dy gazetarë raportohen të plagosur gjatë shpërthimit.

Shteti Islamik më pas mori përgjegjësinë për sulmin e ndodhur.

Disa shtëpi dhe dyqane rreth sheshit u dëmtuan. Forcat e sigurisë bllokuan të gjitha rrugët që çuan në zonat përkatëse.

Edhe pse talebanët dhe Shtetet e Bashkuara do të fillojnë një raund të ri bisedimesh paqësore në Doha këtë muaj, dhuna në Afganistan vazhdon e pandërprerë.

Të premten, një sulmues talibani vrau të paktën katër civilë afganë dhe plagosi lehtë katër trupa amerikane në një sulm mbi një konvoj amerikan në Kabul.

Një ditë më parë, të paktën gjashtë vetë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në një shpërthim vetëvrasës të ISIL-it, jashtë një akademie ushtarake në kryeqytet.

Presidenti afgan Ashraf Ghani kishte propozuar një armëpushim kombëtar në fillim të muajit të Ramazanit muajin e kaluar, por talebanët e hodhën poshtë ofertën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulm në qendrën ushtarake

6 të vdekur nga sulmi i ISIS në Kabul