MENU
klinika

Deklarata

Pse mungoi Rama në mbylljen e fushatës elektorale? Veliaj zbulon arsyet

28.06.2019 - 14:29

I ftuar në rubrikën “Opinion”, kandidati për një mandat të dytë për Tiranën, Erion Veliaj zbuloi arsyet pse kreu i qeverisë Rama nuk ishte mbrëmë krah tij në mbylljen e fushatës elektorale për kryeqytetin.

Është bërë traditë tashmë që secili e mbyll fushatën në zonën e tij elektorale. Ne e mbyllëm dje për t’i lënë pak kohë stafit që të kujdeset për mbarëvajtjen e procesit. Gjithçka ishte një koordinim me kryeministrin. Jemi mundur që edhe fushata të jetë e koordinuar, edhe dje funksionoi shumë mirë”,- tha Veliaj.

Ndryshe nga herët e tjera, Veliaj e veçoi këtë fushatë si më normalen dhe pa shumë shpenzime.

Ka qenë fushata më e lirë, pa postera, reklama, banera, pa billborde dhe ndotje estetike. Informacionet kanë qënë dixhitale. Vendosëm standardin e fushatave të thjeshta e modeste”,- tha ai.