MENU
klinika

"I shqetësuar nga pluralizmi"

Rama i përgjigjet Metës nga Konispoli: Pse u larguan nga zgjedhjet?

22.06.2019 - 19:46

Në takimin elektoral “Bashkia që duam”, kryeministri Rama i ktheu përgjigje deklaratës së kreut të shtetit, Ilir Meta i cili disa herë në deklaratat e tij është shprehur i shqetësuar për pluralizmin në vend, si pasojë e situatës politike.

Në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria do e kapërcejë këtë situatë të vështirë.

“E kam dëgjuar edhe Metën të përsërisë se është i shqetësuar për pluralizmin. Pluralizmi, është dakordësia e të gjithëve që populli zgjedh me votë, po gjithësecili e ka në dorë të hy a të mos hy për të marrë votën.

Ata e vendosën vetë. S’i kanë bërë nder Shqipërisë me këtë vendim, po Shqipëria do e kapërcejë këtë situatë të vështire, e ata do të humbasin.

S’ka njeri që të të falë që të ka dhënë votën ti të marrësh mandatin e ta përdorësh si një leckë, e të dalësh në rrugë e të hedhësh njerëz o budallenj o të sinqertë ti bien murit me kokë e tëpërfundonë burgjeve.

Këtë të jeni të sigrutë gjithë shqiptarët e ndershëm nuk kanë për ta falur. Kjo është pjesë e një plani ogurzi për t’i bërë Shqipërisë një të zezë duke e kthyer në njollë që tërheq vëmendje e shkakton ndjenja negative.

Pse ndodh kjo? Pse u larguan nga zgjedhjet? Pse morën ato përgjimet e shpifura e i ruajtën për këtë periudhë, Pse dalin në Gjermani?

Sepse nëse janë arsye për hetim kanë që në 2016, duhet të dilte e vërteta. Politika ka qenë e lidhur si pjesë e planit me shfrytëzimin e asaj shpifsire.

Kjo për të gjithë ata që kanë sy për të parë e vesh për të dëgjuar. Për fat populli mund të ketë shumë gjëra jo të mjaftueshme, po po qe puna për politikë është kampion bote“, u shpreh Rama.

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye

Rama në Komisionin ‘Xhafaj’: Ambicien e BE-së mund ta realizojmë duke...

“Kontributi në procesin e integrimit do të jetë i pazëvendësueshëm”