18.06.2019 - 10:56
Kryeministri Rama ndodhet sot në kryeqytetin britanik për një vizitë zyrtare.
Ai është pritur me protesta, të cilat janë organizuar nga dega e Partisë Demokratike në Londër.
Protesta është zhvilluar me pankarta dhe thirrje kundër Ramës, duke e “befasuar” këtë të fundit me këtë mënyrë pritjeje.
Disa protestues janë mbledhur para hotelit ku qëndroi kryeministri, ndërkohë që meë pas e kanë pritur para godinës ku Rama do të ketë takimet zyrtare.
Në këtë video, Rama sapo del nga makina, dikush i thërret “O mashtrues”, dhe Rama i përgjigjet me një buzëqeshje.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Heqja e dënimit të përjetshëm