MENU

Takimi elektoral

Rama thirrje kuksianëve: Mos humbni Anglinë për partinë!

25.06.2019 - 19:24

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës ku zhvilloi një takim elektoral në Aeroportin e këtij qytetit.

Kreu i qeverisë tha se ky qytet nën drejtimin e kandidatit të PS-së, Safet Gjici, do të ketë investime të rëndësishme si aeroportin dhe ndërtimin e stadiumit.

Rama shtoi se Presidenti, Ilir Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha janë të rrëzuar, ndërkohë që përcolli një mesazh për kuksianët që jetojnë dhe punojnë në Angli.

“Do të kenë mundësi të vijnë dhe të kthehen këtu direkt nga Londra në këtë aeroport, i cili do të jetë një aeroport jo thjesht i Kukësit, por përfshinë edhe pjesën tjetër në anën tjetër të kufirit. Kjo është arsyeja se pse investitorët janë këtu. Unë dua t’u them djemve të Kukësit që janë me PD. A ia vlen të humbni Anglinë për partinë, për kë? për Lulin, Saliun, Mulin, Bashkimin.

Është i rrëzuar Ilir Meta, Lulzim Basha se Saliu edhe kur është i rrëzuar duket sikur është në këmbë. Nuk po flas për fallxhoren. Ajo nuk është e rrëzuar, është e zhytur në kafe turke. Për këta, demokratët duhet t’ia lejonin vetes këtë turp që të imitonin ato çetat e enveristëve. 30 vjet pasi ka rënë komunizmi, të shfaqen fantazmat. Në fund të ditës është interesi i familjes që duhet vënë në peshore

Çfarë do të mbrojnë ata në 30 qershor, do dalin të japin një kontribut që Shqipëria të dalë keq. Këtu kemi sjell një njeriuqë e gjetëm midis jush, ndërsa ai është një njeri që iu bën krenarë. Ka ardhur dita që më mirë të mos jesh doktor shkencash, por është njëri i punës”-theksoi Rama.