MENU
klinika

Deklarata për mediat

“Ramën e braktisën edhe socialistët”, Basha: Rezultati provon se…

30.06.2019 - 21:03

“Rezultati i sotëm i votimeve ishte braktisje në masë e Edi Ramës”, kështu deklaroi kryedemokrati Basha në një deklaratë për mediat.

Gjatë fjalës së tij ai hodhi akuza të forta edhe ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e Edi Ramës. 84% e shqiptarëve nuk votuan. Edi Ramën e votuan më pak edhe socialistët krahasuar me vitin 2015. Organizata e Rilindjes votonte vetë, numëronte vetë dhe certifikonte vetë. Kjo është një parodi.

Edhe pse votimet ishin në çdo element të tyre sikur të ishin votime të brendshme të PS-së, u shoqëruan me manipulime masive. Votime të shumëfishta nga i njëjti person dhe mbushje kutish.

KQZ kjo vegël e verbër e Edi Ramës shkeli çdo nen kushtetues. Rezultati i sotëm provon çdo akuzë që ne kemi bërë kundër Ramës

Ju jam mirënjohës që iu përgjigjët thirrjet time për të refuzuar dhunën”, theksoi Basha.