MENU
klinika

Nuk mjaftojnë 130 mln euro!

Reali del ‘bllof’/ Vjen refuzimi i parë në merkato!

21.06.2019 - 17:59

Real Madrid ka bërë një lëvizje të fundit për Joao Felix duke ofruar 130 milionë euro (80 mln para kesh dhe 50 në formën e bonuseve), por portugezi ka refuzuar.

Sipas informacioneve të gazetës spanjolle “Marca”, Felix ka akord me Atletico Madrid.

E ardhmja e 19-vjeçarit do të jetë në “Wanda Metropolitana”, ndërsa në arkën e Benficas, do të shkojnë 120 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit të tij.

Pas Felix ditët e fundit u hodh në sulm fuqishëm Manchester City, që ishte gati të ofronte 120 milionë eurot e kërkuara të klauzolës së tij.

Gjithsesi Real dhe City janë kujtuar me vonesë, sepse Felix ka arritur marrëveshjen me Atleticon dhe vetë klubet kanë akord mes tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konsiderohej më i miri i ekipit

Lojtari i Kombëtares përfundon në…rrugë!