MENU
klinika

Konfirmon dy lajmet e mëdha!

Reperi Gashi po sjell këngë me Dua Lipën!

27.06.2019 - 13:32

Gashi është një rreper shumë po shumë i suksesshëm dhe fama e tij po rritet goxha.

Së fundmi ai do të performojë sërish në Prishtinë edhe këtë vit.

Edicionin e kaluar të festivalit Sunny Hill, reperi me origjinë shqiptare ka performuar për herë të parë në vendlindjen e tij dhe ka bërë një atmosferë të paparë.

Ai ka vendosur që edhe këtë edicion të jetë pjesë e festivalit. 

Këtë artisti e ka konfirmuar përmes një videoje që ka postuar Dua Lipa, e cila ka dhënë lajmin.

Përveç kësaj, GASHI i cili shihet në një studio tregon se po punon për albumin e tij, që do ta performojë për herë të parë më 3 korrik në Prishtinë dhe konfirmon se në këtë album do të ketë një këngë edhe me Duan.