MENU
klinika

Masat për mbarëvajtjen e tubimit

Rrethohen institucionet, ndizen kamerat, 1700 policë gati për protestën

08.06.2019 - 10:58

Policia e Shtetit por edhe Garda, ashtu si edhe në rastet e tjera kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme të opozitës në orën 19:00.

Mësohet se këtë të shtunë në terren do të jenë të angazhuar 1700 forca policie, të cilat do t’i kushtojnë rëndësi ruajtjes së institucioneve.

Po ashtu, bëhet e dije se para Ministrisë së Brendshme, por edhe Parlamentit do të vendosen gardhe metalike si edhe kamera me rezolucion të lartë, për fiksimin e atyre që kryejnë akte dhune.

Në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe autobotet me ujë.

Nga ana tjetër mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar leje për protestë marshim tek Kryeministria dhe Parlamenti nga ora 19.00 deri në mesnatë, ndërsa policia e ka lejuar të protestojë vetëm para Kryeministrisë deri në orën 21:00.