MENU
klinika

Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc

Serbia u jep leje politikanëve kosovarë të vizitojnë 3 komunat?

05.06.2019 - 08:41

Në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc do të bëjnë një vizitë zyrtare një delegacion prej tetë politikanësh kosovarë.

Delegacioni përbëhet nga Nait Hasani, Ismail Kurteshi, Arbërie Nagavci, Teuta Haxhiu, Valentina Bunjaku, Arban Abrashi dhe Valon Ramadani.

Ata do të qëndrojnë dy ditë në tre komunat e banuara me shqiptarë në Serbi.

Kjo vizitë bëhet për t’u njohur nga afër me zhvillimet dhe kushtet e shqiptarëve në administrata të pushtetit lokal, në media, arsim, njohjen e diplomave, furnizimin me literaturë dhe libra për nxënës të shkollave atje, interesimin për mësuesit dhe kushtet që i kanë dhe për ata që i kanë kryer studimet në universitete të Kosovës dhe që punojnë atje, a po u njihet e drejta apo jo dhe sipas Hasanit si kërkesë është edhe heqja e kuotës për regjistrime në universitet.

Nait Hasan tregoi se kërkesën për vizitën atje ia kanë dërguar përfaqësuesit në Beograd, i cili ua ka përcjellë autoriteteve serbe dhe ata e kanë pranuar, duke ua konfirmuar sot dhënien e lejes.