“Në Serbi do fillojnë punën dy ambasadorë të rinj, një i Rusisë e tjetri i SHBA”, kështu kanë shkruar mediat serbe.
Mediat atje shkruajnë se imazhi i dy ambasadorëve është i ngarkuar me epitetin ‘specialistë’.
Ata janë cilësuar të tillë, sepse mendohet të vijnë me detyrën e zgjidhjes së problemeve më të komplikura.
Qëllimi i tyre sipas mediave serbe është çështja e Ballkanit dhe e problemit Kosovë-Serbi.
Ambasadori rus i ardhshëm, Aleksandër Bocan Harchenko dhe homologu i tij amerikan, Anthony Godrey sipas shumë detajeve të biografisë kanë ngjashmëri në sferat e tyre të interesit dhe angazhimin diplomatik.
Sipas asaj që shkruhet në mediet serbe, të dy diplomatët janë të dërguar që të mbyllin konfliktet në Ballkan.
Kush janë ambasadorët e ardhshëm?
Anthony Godfrey pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në Lindjen e Mesme, Turqi dhe Euroazi dhe nga përvoja e tij rajonale ka punuar në Ambasadën e SHBA-ve në Kroaci.
Më parë, ai është marrë me çështje në lidhje me Irakun dhe më saktë në krijimin e një koalicioni ndërkombëtar në luftën kundër ISIS-it.
Ai ishte gjithashtu këshilltar i çështjeve politike në ambasadën e SHBA-ve në Bagdad si dhe këshilltar politik dhe i sigurisë në Ambasadën Amerikane në Turqi. Ai ka punuar për të krijuar një dialog trepalësh të sigurisë me Turqinë dhe Irakun.
Para se të bashkohej në diplomaci, ai ka kaluar 12 vjet në marinën e SHBA-ve.
Aleksandër Harcheko ishte përfaqësues rus në Grupin Ndërkombëtar të Kontaktit për Kosovën dhe pastaj anëtar i ndërmjetësimit “Trojka”, në të cilën ëolfgang Ischinger gjithashtu përfaqësonte BE-në dhe Frank ëinser, SHBA-të.
Nga viti 1997 në 2002, ai shërbeu si këshilltar i ambasadës ruse në Kroaci ku u transferua në pozitën e zëvendësdrejtorit të Departamentit të tretë evropian në MPJ e Rusisë. Në vitin 2008 është emëruar në departamentin e katërt evropian si zëvendësdrejtor.
Deri në vitin 2014 shërbeu si ambasador i Rusisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në atë vit ai u emërua drejtor i departamentit të katërt evropian. Gjatë karrierës së tij, ai mori tre çmime nga presidenti rus, Putin.