Tuneli i sapo-ndërtuar i Rrugës së Arbrit nga kompania Gjoka Konstruction është shembur. Kompani Gjoka nuk ka eksperienca të mëparshme në ndërtimin e tuneleve.
Fotot e mëposhtme tregojnë dëmin e shkaktuar në investimin e kryer gjatë muajve të fundit.
Sipas Exit.al, koncesesioni i Rrugës së Arbrit është projekti i parë në skemën e Projektit 1 miliardë dollarë, i firmosur në shkurt 2018. Ai po financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat, të cilat.
Kostoja totale e projektit llogaritet të arrijë vlerën e 250 milionë eurove, nga të cilat 190 milionë euro do të investohen nga kompania dhe 60 milionë euro nga shteti.
Sipas kontratës, kompania do të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për 10 vjet dhe në këmbin, kanë të drejtë të vendosin një tarifë prej 4 eurosh për çdo kalim të automjeteve në autostradë.