Përmes një deklarate për mediat, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj njoftoi se do të kërkojë shkarkimin e kreut të Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila.
Ky paralajmërim vjen një ditë pas asaj që ndodhi në KZAZ e kësaj zone.
Por, çfarë theksohet në Kushtetutë lidhur me situata të tilla për shkarkim të të zgjedhurve vendorë.
Sipas pikës 2 të nenit 115, “organi i shperndare ose shkarkuar mund te ankohet ne gjykaten Kushtetuese brenda 15 diteve dhe ne kete rast vendimi i KM pezullohet”.
Më tej, theksohet se ” Ne rastin e mosushtrimit te se drejets se ankimit brenda 15 diteve, ose ne rastin e lenies ne fuqi te VKM nga Gjykata Kushtetuese, Presidenci i Repubkikes cakton daten e zgjedhjeve ne njesine vendore perkatese’.
Por, kujtojmëe se gjithë kjo ndodh në kushtet kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.