MENU
klinika

Përplasja për KZAZ

Shkopinj dhe sende të forta/ Plas në Burrel, disa të lënduar

19.06.2019 - 12:21

Edhe në KZAZ e Burrelit ka pasur përplasje dhe dhunë mes qytetarëve dhe policisë.

Edhe në këtë bashki, kërkohet lirimi i ambienteve zgjedhore.

Raportohet se ka pasur përleshje mes policisë dhe qytetarëve në KZAZ 16.

Si rrjedhojë e përplasjes së dhunshme, ka disa të lënduar.

Mbështetës të PD tentojnë të futen në KZAZ numër 16.

Përplasja ka qenë fizike, ku janë përdorur edhe shkopinj dhe sende të tjera të forta.

Bëhet me dije se ka pasur të plagosur si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga ana e policisë.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Burrelit.