MENU
klinika

Apoloni

Tekstili i para 2,600 vjetësh

16.06.2019 - 15:30

Tekstili më i vjetër prej mëndafshi, i zbuluar në Shqipëri është më se 2 600-vjeçar.

Kështu deklaron studiuesi dhe restauruesi Frederik Stamati, i cili vjen me një tjetër dëshmi të trashëgimisë sonë kulturore. Sipas tij, ky tekstil mëndafshi është zbuluar në Apoloni, brenda një urne prej bronzi.

 

 

 

 

“Urnën nuk po e paraqesim, gjithsesi ajo është e ekspozuar në Muzeun arkeologjik të Apolonisë. Natyrisht që nuk ka qenë një thërrime, si edhe ka mbetur, por një veshje që hidhej krahëve. Është shumë e hollë, në çdo 10 cm ka më shumë se 1000 fije mëndafshi. Ka pamjen e ngjashme me atë të thurjes së kanistrës”, – tregon Stamati.

 

 

 

 

Sipas tij, brenda në urne ishte kthyer në një pluhur të zi, ku kishte shpëtuar vetëm kjo pjesë e ekspozuar në fotografi.

“Një pjesë e pëlhurës së mëndafshtë kishte dale nga urna dhe i ishte veshur asaj nga jashtë. Ruhet si imazh mineralesh korrozioni, të cilin nuk e kemi hequr. Nëse do t’i shikoni me kujdes fotot, do të dalloni se në këtë “bllok” janë dy tekstile. Ai në foton e dytë është endur më rrallë. Bën pjesë në tekstilet e endura me dy lisa ose si i quan sot industria tekstile, “garniturë”, – nënvizon Stamati.

 

 

 

 

Stamati, shprehet se në urnë kanë qenë futur veç të tjerave, dy tekstile, të përdorura si veshje të asaj kohe. Nga duart e mjeshtrit dhe profesorit Frederik Stamati, kanë dalë në dritë mjaft materiale dhe dëshmi historike të kombit tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Instituti i Monumenteve të Kulturës

Apoloni/ Restaurohet mozaiku ‘Shtëpia e Athinasë’


Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Një krijim mbi Historinë, Stilistin dhe Mjeshtërinë artizanale

“Ti, Xhubleta e Re!”

Së shpejti shfaqje të reja

Hapet Teatri i Kukullave