Në ndryshim nga dje, ditën e sotme pritet pritet rritje e ndjeshme me disa gradë të temperaturave.
Sakaq, sipas asaj që parashikon IGJEUM, priten reshje në zona të kufizuara.
Parashikimi:
RESHJET
Sot në përgjithësi, priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 29 °C
në vendet e ulëta: 20 / 32°C
në vendet malore: 13 / 26 °C
ERA
Sot era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare.