Pas tërmetit të fuqishëm që lëkundi Korçën sot është mbledhur edhe Shtabi i Emergjencave.
Shkak për mbledhjen e Shtabit të Emergjencave është bërë lëkundja e tërmetit.
Dëmet e shkaktuara nga tërmeti janë të mëdha, ndërkohë rreth 50 shtëpi janë dëmtuar rëndë dhe banorët nuk lejohen që të rrijnë në banesa.
Bashkia dhe institucionet kanë marrë masa pas tërmetit që tronditi jug-lindjen e vendit. Forcat e armatosura kanë dërguar një numër të caktuar çadrash. Banorët do të pajisen me çadra përpara se të errësohet.
Pikërisht çadrat do shpërndahen edhe në Qafë –Zezë.
Prefekti Dhori Spirollari deklaroi se Bashkia Korçë ka marrë masa pas rënies së tërmetit.
“Bashkia e Korçës të marrë masa për ujin e pijshëm. Të gjithë elementët e tjerë që duhet t’u vijmë në ndihmë. Nëse do na duhen vullnetarë, rinia korçare të vijë në ndihmë të vënies së çadrave”, tha Spirollari.