MENU
klinika

Taksa dhe dialogu

Thaçi dhe Vuçiç takohen në Sllovaki, ja çfarë diskutuan

07.06.2019 - 14:47

Gjatë ditës së sotme janë takuar në Sllovaki, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç.

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 2 orë dhe është zhvilluar në prani të mediave dhe personaliteteve të huaja.

Të dy janë të ftuar në forumin ‘Globsec’ që po mbahet në këtë shtet.

Temë e diskutimeve ka qenë vazhdimi i dialogut mes dy shteteve, çështje për të cilën Thaçi ka akuzuar Serbinë se po bëhet pengesë.

Nuk mund të ketë dialog, nëse vendosim kushte për dialog, ashtu sic po bën Serbia aktualisht. Dhe nuk mund të arrihet marrëveshje me gjithë këtë qasje penguese të Serbisë, në përpjekjet e saj penguese për anëtarësim ne UNESCO e Interpol.

Por unë besoj se në javët e ardhshme do të krijohet një klimë për vazhdim të dialogut dhe Samiti i Parisit do të ishte një mundësi shumë e mirë për të bërë hapa konkret për vazhdim të dialogut dhe për arritje të marrëveshjes”, deklaroi Thaçi.

Sakaq, presidenti serb Vuçiç zbuloi edhe një “sekret”, kur tha se Thaçi i kishte premtuar atij kohë më parë se taksa ndaj mallrave serbe do të hiqej, dhe ishte vetëm çështje ditësh. “Por kanë kaluar muaj dhe diçka e tillë nuk ndodhi”, vijoi Vuçiç.

Vuçiç foli edhe për marrëveshjen e CEFTA-s, duke thënë se nëse taksa hiqet janë të gatshëm të fillojnë menjëherë dialogun.

“Kosova ka nënshkruar me Beogradin marrëveshjen e CEFTA. Serbia nuk ka dashur të ndalë qarkullimin e mallrave me Prishtinën, ne skemi bërë asgjë këta kanë bërë vetëm pse këta janë ndier të turpëruar sepse menduan se Serbia do të njohë apo mbështesë pavarësinë e tyre që nuk ka qenë kurrë qëllimi. Mund të tregoj se jemi gati të fillojmë bisedimet menjëherë”, tha presidenti serb.