MENU
klinika

10 blerjet më të shtrenjta në futboll

Transferimi i Hazard hyn në historinë e Real Madrid!

08.06.2019 - 16:46

Reali i Madridit i ka paguar plot 100 milionë euro për Eden Hazard, duke e bërë në këtë mënyrë blerjen e tetë më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Vetëm për momentin, gjithsesi, sepse në kontratën e transferimit të belgut janë përfshirë edhe bonuse që shkojnë deri në 30 milionë euro, disa prej tyre mjaft të thjeshtë, si për shembull kualifikimi i Real Madridit për në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, Hazard mund të ngjitet deri në vendin e katërt, apo të kapë vendin e tretë Mbappe, që kushtoi 135 milionë euro, por për këtë i duhet të fitojë Champions League dhe Topin e Artë.

Në vendin e parë në renditje mbetet Neymar, me 222 milionë eurot që PSG i pagoi Barcelonës, ndërsa i dyti Coutinho, me 145 milionë euro.

Hazard është lojtari i tretë në historinë e Real Madridit që është blerë për të paktën 95 milionë euro, pas Cristiano Ronaldo e Bale.

Për sa u përket klubeve, Reali ka 3 lojtarë në 10-shen më të shtrenjtë në histori, Barcelona 2, PSG 2, Juventusi 2 dhe Manchester United një lojtar, Pogba.

Madrilenët kanë blerë këtë verë 3 lojtarë që janë mes 10 blerjeve më të shtrenjta në historinë e klubit: Hazard (100 M€), Jovic (60 M€) dhe Militao (50 M€).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Special One" 'tradhton' Portugalinë

E bujshme/ Mourinho merr drejtimin e Brazilit?

Zviceriani shpërthen nga nervat

Roland Garros/ Nadal turpëron Federerin!