Ashtu siç kishin paralajmëruar sinoptikanët duke filluar nga dita e sotme do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave.
Sakaq, sipas asaj që raporton IGJEUM ditën e sotme nuk priten reshje.
Parashikimi:
RESHJET
Sot në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 29 °C
në vendet e ulëta: 21 / 30 °C
në vendet malore: 15 / 25 °C
ERA
Sot era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare.