MENU
klinika

Pas lajmit të ndarjes...

Vesa Luma i propozon Big Bastës të martohen sërish!

20.06.2019 - 12:13

Çifti Vesa Luma dhe Big Basta duket se janë shumë të lumtur krah njëri tjetrit.

Ata u martuan në 2015-ën, në një ceremoni të veçantë në Kalanë e Sarandës.
Në maj të 2016-ës, erdhi në jetë fëmija i tyre i parë dhe deri më tani i vetëm, Liam.

Largimi drejt Zelandës së Re për të jetuar atje familjarisht dy vite më parë e më pas largimi i Big Basta-s drejt Shteteve të Bashkuara, ngjallën dyshime për ndarje mes çiftit të muzikantëve.

Gjithashtu, këtë vit Vesa Luma ka qëndruar për një kohë të gjatë në Prishtinë, çka riktheu dyshimet për ndarje mes çiftit.

Ribashkimi me familjen në maj u celebrua nga Vesa me një foto në Instagram me bashkëshortin, të cilin e komentoi:

“Më në fund”

Vesa Luma i propozoi publikisht Big Basta-s që të martohen prapë bashkë, meqë në foto duket e kuruar në look dhe e keni parasysh, momenti më i mirë për t’u rimartuar me dikë është kur ndihesh e bukur.

“A martohemi prapë?”, i shkruajti Vesa.

Ne tashmë nuk e vëmë në dyshim se përgjigjia e Bastës do jetë pozitive… 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publikohet ‘traileri’ i klipit

Vesa Luma baladë në bashkëpunim me Denik Prizreni