MENU
klinika

Parashikimi

Zbuloni si pritet të jetë moti sot

28.06.2019 - 08:28

Dita e sotme do të dominohet nga mot i kthjellët në pjesën bregdetare e vranësira të pakta kalimtare në pjesën tjetër të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik në zonën Lindore dhe Juglindore të vendit në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 15m/s më e theksuar përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat nuk pritet të kenë luhatje të ndjeshme.

Zonat malore 17°C deri në 32°C

Zonat e ulëta 18°C deri në 37°C

Zonat bregdetare 21°C deri në 36°C