MENU
klinika

Kush i sfidon yjet?

Zhvendosen çmimet “Oscar”

13.06.2019 - 14:26

     Ceremonia e dhënies së çmimeve “Oscar”, pas një kohe të gjatë, do të ndryshojë datat dhe kohën e mbajtjes. Kjo mbrëmje, konsiderohet si ngjarje shumë e rëndësishme për kinematografinë botërore.

Ceremonia e ndarjes së çmimit presitigjioz, kulmi i laureatëve në filmin në SHBA, do të mbahet në fund të shkurtit të vitit 2021 dhe 2022, për shkak të shmangies së kalendarit sportiv që do të mbahet në atë kohë, kanë shpjeguar organizatorët.

 

 

 

 

Çmimet “Oscar” do të ndahen gjatë muajit shkurt, për shkak të përputhjes së Lojërave Olimpike Dimërore, pastaj me Super Bowl, finalet e Futbollit Amerikan (Rugby), por ngjarjeve të tjera të mëdha.

Ceremonia e 92-të e çmimeve “Oscar” do të mbahet më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, ndërkohë që në vitet tjera – 28 shkurt 2021 dhe 27 shkurt 2022.

 

 

 

 

“Datat për Olimpiadën e Dimrit 2022, Super Bowl dhe Futbolli Amerikan kanë shtyrë afatet për 2021 dhe 2022, në të dielën e fundit të shkurtit”, – njofton Akademia e Arteve dhe Shkencave Amerikane, si dhe televizioni, ABC, që transmeton ceremoninë në SHBA.

 

 

 

“Oscar” janë ndër çmimet më të rëndësishme të kinemasë në mbarë botën dhe transmetimet e drejtpërdrejta televizive të kësaj mbrëmje gala hollivudiane, ndiqen në 225 vende të botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'

‘Kur gjeniu nderon gjeniun’