MENU
klinika

Emigrantët në pritje

100 emigrantë në brigjet italiane, qeveria refuzon anijet

06.07.2019 - 18:10

Dy anije shpëtimi me mbi 100 imigrantë në bord ndodhen pranë brigjeve të ishullit italian të Lampedusa-s, pasi qeveria në Romë refuzon të autorizojë ankorimin e tyre.

Anija Alan Kurdi, në shërbim të organizatës jofitimprurëse gjermane Sea-Eye, shpëtoi 65 vetë të premten rreth 34 milje larg brigjeve të Libisë.

“Ne po presim në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit të Lampedusa-s,” tha ekuipazhi i anijes Sea-Eye nëpërmjet Twitter-it, ndërsa shtoi se autoritetet doganore italiane i paralajmëruar për të qëndruar jashtë ujërave territoriale.

Anija tjetër Alex, në shërbim të organizatës jofitimprurëse Mediterranea, shpëtoi 54 vetë të enjten, 41 prej të cilëve janë ende në bord, ndërsa vetëm 13 u lejuan të evakuohen të premten në Lampedusa.

Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, midis imigrantëve të evakuuar ishin katër gra shtatzëna dhe katër foshnjë nën 1-vjeç.

Italia po i bën thirrje ekuipazhit të anijes Alex që t’i transportojë imigrantët në Maltë, por Mediterranea thotë se udhëtimi do të jetë shumë i gjatë dhe mbi të gjitha i rrezikshëm.

Kjo nuk është hera e parë që Italia refuzon anijet e shpëtimit të ankorohen në portet e saj.

Për rastin e fundit Gjermania është shprehur e gatshme për të marrë disa prej imigrantëve nga të dy anijet, sipas ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer.