I pyetur nëse ka përpjekje të diplomatëve për të ndërmjetësuar komunikimin e tij me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, Rama u shpreh se nuk ka asnjë përpjekje të tillë.
Ai ripërsëriti ftesën për dialog, por shtoi se nuk ka kohë për t’i pritur. “Jo asnjë komunikim me Bashën përmes ndërkombëtarëve. Situata nuk mund të vijojë të marrë energjitë e mia dhe tonat për këtë cështje.
A ka përpjekje të diplomatëve për komunikim mes jush dhe Bashës?
Rama: Jo, asnjë. Situata për sa më takon dhe dua tua them sot që pas pushimeve edhe ju të jeni të vetëdijshëm nuk mund të vazhdojë të marrë energjitë e mia për këtë çështje. Ne e kemi dhënë qëndrimin, unë e kam përsëritur jemi gati të dialogojmë me opozitën por nuk jemi të gatshëm të negociojmë asgjë që lidhet me vullnetin e popullit të shprehur me votë dhe unë nuk jam gati të harxhoj kohën time dhe të njerëzve me këtë muhabet çdo ditë, se çdo njeri thotë ik se na rrokanisët kokën që të gjithë. Ka shumë më gjëra për mua se të pres Bashën apo Kryemadhin që të binden për të folur, është puna e tyre, ne kemi marrë një barrë që mua më ka hequr mundësinë e atij pak gjumi që bëja përpara se duhet të drejtojmë të gjitha bashkitë e vendit dhe këtë duhet ta mbajmë me dinjitet.