Një aleate e Kancelares gjermane Angela Merkel do të marrë kryesimin e Bashkimit Evropian, duke paraqitur një provë për Presidentin Trump.
Ursula von der Leyen, një prej anëtarëve të kabinetit të vjetër të Merkelit, së shpejti do të bëhet presidentja e Komisionit Europian, duke e bërë atë shefe ekzekutiv të BE dhe një nga negociatoret kryesore në skenën botërore.
Për Trump, von der Leyen mund të jetë një rivale e frikshme.
60-vjeçarja von der Leyen, e cila u zgjodh të martën nga Parlamenti Evropian, do të fillojë zyrtarisht punën më 1 nëntor. Ajo bën totalisht kontrast me paraardhësin e saj, ish-kryeministrin e Luksemburgut Jean-Claude Juncker. Jo vetëm që ajo është gruaja e parë që mban postin më të lartë të BE-së, por ajo është gjithashtu e para gjermane që e bën këtë në më shumë se gjysmë shekulli.
Ajo është gjithashtu e vendosur në favor të ruajtjes së marrëdhënieve transatlantike dhe bashkimit evropian në një kohë kur lëvizjet nacionaliste, po fitojnë shumë mbështetje në kontinent.
Von der Leyen ka thënë tashmë se ajo ka në plan të mbështesë planet e Trump për të imponuar më shumë tarifa. Ajo ka mbrojtur edhe në të kaluarën idenë për krijimin e një Ushtrie Evropiane, në një kohë kur Trump kërkon që aleatët të kontribuojnë më shumë në NATO.
Von der Leyen vetë ka qenë kritike ndaj presidentit në të kaluarën, veçanërisht pas një samiti në Helsinki ku Trump refuzoi të pranonte rolin e Presidentit rus Vladimir Putin në ndërhyrjen e zgjedhjeve në 2016.
Ajo gjithashtu ka mbrojtur kancelaren gjermane, që sulmohet shpesh nga Trump.
Von der Leyen është akuzuar për keqmenaxhim të ushtrisë gjermane dhe është një ministre jopopullore në vendin e saj të lindjes. Por vëzhguesit sugjerojnë se kjo nuk ka gjasa ta pengojë atë derisa ajo të marrë pozitën e saj të re.
Sudha David-Wilp, zëvendës drejtor i zyrës së Fondit Gjerman Marshall në Berlin tha “Ajo do të jetë e kujdesshme në formulimin e saj dhe se si ajo i afrohet Presidentit Trump sepse e di se kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme për BE-në dhe gjithashtu vendin e saj në Gjermani”.
Por von Leyen dëshiron “të sigurohet se ajo do të lërë një trashëgimi”, shtoi David-Wilp, “dhe ky është shansi i saj për ta bërë këtë.”