MENU
klinika

"Ndihem në presion..."

Ariana qan gjatë të koncertit, gjendja e rënduar emocionale

08.07.2019 - 16:44

Gjendja e këngëtares është përkeqësuar që pas vdekjes së ish të dashurit të saj Mac Miller.

Pak kohë pas kësaj ngjarje të trishtë, Ariana i dha fund edhe lidhjes së saj me Pete Davisdon.

Ariana Grande, së fundmi ka nisur turin e saj të koncerteve dhe ka qenë si gjithmonë afër fansave për të performuar këngët e saj.

Mbrëmjen e kaluar në skenë, Ariana nuk ka mundur t’i mbajë lotët dhe ka ndaluar performancën live për disa minuta.  Ajo u ul për të qarë në mes të fansave të saj duke ju treguar edhe për gjendjen e saj emocionale.

“Po i ndaj këto detaje me ju sepse jam mirënjohëse për mbështetjen tuaj dhe dua ta dini se nuk jeni vetëm. Përpiquni të bëheni të fortë sado keq të ndiheni”, mësohet të jetë shprehur këngëtarja.

Ariana ka treguar se momentalisht ndihet nën presion, pasi kohët e fundit në jetën e saj personale ka pasur shumë ndodhi të pakëndshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Më keni shpëtuar jetën”

Mesazhi prekës i Ariana Grande…