MENU
klinika

E pason një tjetër francez

Atletico ‘harron’ Griezmann/ Gjen zëvendësuesin e tij!

03.07.2019 - 20:55

Një francez vjen për të zëvendësuar një tjetër francez.

Kjo duket se do të jetë surpriza e radhës në merkaton e Atletico Madrid.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Mirror”, skuadra “Los Colchoneros” ka nisur bisedimet për të sjellë në La Liga sulmuesin 28-vjeçar Alexandre Lacazette, që luan në Premier me Arsenal.

Lacazette do të zinte vendin e Antoine Griezmann, që ka thënë lamtumirë, por ende nuk ka vendosur se ku do të luajë.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me Arsenal, por lojtari kërkon një rrogë më të lartë. Për këtë arsye, francezi do të takojë drejtuesit e Arsenal për të diskutuar për të ardhmen.

Ndërkohë që, nga Madridi presin me padurim lajme, për të hedhur më pas grepat për këtë transferim, që do t’i kushtojë Atletico 70 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezi s'ka më dyshime!

Griezmann: E kam vendosur ku do luaj!

Argjentinasi 'bën ligjin' në merkato

Neymar apo Griezmann? Ja kë zgjedh Messi për Barçën!