01.07.2019 - 13:30
Një ditë pas procesit të votimeve, ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Berisha është parë të hyjë në selinë blu rreth orës 12:30 dhe që prej këtij momenti po bisedon me kreun e PD, Bashën.
Ndërkohë një ditë më parë kreu i PD-së ka deklaruar se me votimet u konfirmua braktisja e Ramës dhe se kushti i vetëm për zgjedhje të lira e të ndershme është largimi i tij.
Sot, një ditë pas votimit, e teksa ende në shumë bashki numërohet, PD-ja ka denoncuar skandalin me mbushje të kutive të votimet, pas konstatimeve të shumta se në kuti ka pasur më shumë vota se numri total i votuesve.