Bleona Qereti ka qenë e martuar gjatë gjithë kësaj kohe.
Këngëtarja shqiptare njihet për lidhjen e famshme me Gani Bardhën që është komentuar në media prej vitesh.
Të gjithë i dinim të ndarë, por historia e tyre paska pasur detaje të tjera të cilat janë zbuluar tek tani.
Bleona dhe Ganiu kanë figuruar të martuar deri këtë muaj në regjistrat shqiptarë, përpos procedurave të divorcit në Amerikë të zhvilluara në vitin 2011.
Ky detaj është kuptuar nga një aktvendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë e ku Gani Bardha ka kërkuar njohjen dhe dhënien në fuqi ligjore për zbatim të vendimit të vitit 2011 nga Gjykata e huaj në Michigan për divorcin e çiftit.
Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruar nga z.Bardha, paneli i gjyqtarëve kanë marrë aktvendimin në të cilin njohin në fuqi për territorin e Shqipërisë divorcin e çiftit, tetë vite pasi ai ishte kryer në SHBA.