MENU
klinika

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane

Christine Lagarde është pa dyshim zgjedhja e duhur

06.07.2019 - 18:38

Aftësia për të mësuar nga gabimet është një cilësi thelbësore në një udhëheqës të madh, dhe Christine Lagarde ka potencial të jetë një president e shkëlqyer e Bankës Qendrore Evropiane.

Kur Lagarde u propozua për postin këtë javë, disa u shqetësuan se, si avokate, ajo mund të mos kishte zgjedhje ekonomike për të mbikëqyrur politikën monetare të rajonit.

Por mbështetja e saj për përpjekjet e shefit ekzekutiv të BQE-së Mario Draghi për të ruajtur euron dhe për të luftuar deflacionin, tregon se ajo është mjaft e aftë për t’iu përgjigjur rënies së ardhshme ekonomike, diçka që nuk mund të thuhet për kandidatët e tjerë.

Megjithatë, presidentja e BQE-së do të duhet të jetë shumë më tepër se një eksperte e politikës monetare. Ajo gjithashtu duhet të ketë vullnet politik dhe bindje për të nxitur ndryshimet më të thella strukturore, të cilat janë vendimtare për të bërë bashkimin monetar të qëndrueshëm.

Në një kohë kur shumica e zyrtarëve po bëhen më pak vigjilentë, ajo me të drejtë po bën thirrje që bankat të ndërtojnë kapital, ndërkohë që mjedisi ekonomik është ende i favorshëm.

Tani, zona euro përballet me të njëjtat probleme themelore si dikur. Bankat kanë nevojë për më shumë kapital, së bashku me sigurimin e përbashkët të depozitave dhe fonde qeveritare të dedikuara për të parandaluar panikun kur të vijë kriza e ardhshme.

Lagarde është më se e njohur me këto çështje. Ajo i ka jetuar ato dhe del në përfundimet e duhura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nominohet ministrja gjermane e mbrojtjes

Mikja e Merkel në krye të Komisionit Europian?

Presidentja e re e Komisionit Europian

Gjermanët skeptikë për Ursula von der Leyen

Pas 60 vitesh dominimi mashkullor

Më në fund BE pak ‘rozë’