Pra, me sa duket Donald Trump dëshiron ti bëjë këto një zgjedhje në lidhje me atë që do të thotë të jesh amerikan. Ai ka vizionin e tij se çfarë do të thotë të jesh amerikan, dhe ai po sfidon pjesën tjetër prej nesh për të dalë me një vizion më të mirë.
Në versionin e Trump, “amerikan” përcaktohet nga tri cilësi. Së pari, të jesh amerikan duhet të jesh ksenofobik. Së dyti, të jesh amerikan do të thotë të jesh nostalgjik. Vlerat e Amerikës ishin më të mira në të kaluarën e artë. Së treti, një amerikan i vërtetë është i bardhë.
Kur e shihni idenë amerikane të Trumpit, ti e kupton se kjo është në kundërshtim me idenë tradicionale amerikane në çdo aspekt.
Vizioni i Trump është rrënjësisht anti-amerikan.
Ideja e vërtetë amerikane nuk është ksenofobike, nostalgjike apo raciste; është pluraliste, e orientuar drejt së ardhmes dhe universale. Amerika është e jashtëzakonshme pikërisht sepse është i vetmi komb në tokë që e definon veten nga e ardhmja e saj, e jo e kaluara e saj.
Në kohën e revolucionit Amerika ishte vendi i të ardhmes, kombi pararojë që do ta çonte gjithë njerëzimin në një të ardhme dinjitoze dhe demokratike.
Përsëri dhe përsëri, amerikanët janë ndier të destinuar për të hartuar një demokraci, për të industrializuar, për të udhëhequr teknologjitë e reja, për të eksploruar hapësirën, , për të luftuar totalitarizmin.
Misioni ishte gjithmonë i njëjtë: ti jepnin kuptim dhe formë të jetës duke zgjeruar mundësitë dhe dinjitetin për të gjitha racave dhe kombeve.
Kjo ide amerikane nuk është një paragjykim;është besim dhe ëndërr.
Nga të gjitha simbolet e identitetit, vetëm ‘amerikanët’ kanë arritur të bashkojnë kombësinë me universalitetin, historinë e shenjtë dhe sekulare, të kaluarën e vendit dhe parajsën, në një ideal të vetëm transhendental.
Fushata e Trump është një sulm ndaj kësaj ëndrre.
Detyra që shtrohet tani është krijimi i demokracisë massive, një komb i vërtetë universal.
Amerikanët gjithmonë kanë qenë të përçarë nisur nga vendet nga kanë ardhur, por të bashkuar në vizionin e tyre për të ardhmen e tyre të përbashkët. Ata janë lidhur me vizionin e krijimit të një shtëpie pluraliste të cilës të gjithë mund t’i përkasin.
David Brooks ka qenë kolumnist me The Times që nga 2003.