MENU
klinika

Ku do përshtatej më mirë?

Barça ‘braktis’ Neymar/ Gjigandët europianë hidhen në sulm!

17.07.2019 - 22:21

Transferimi i Neymar nga PSG te Barcelona vazhdon të mbetet pezull dhe këtë herë jo për çështje financiare.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, klubi katalanas ka kërkuar më shumë kohë për të mësuar në lidhje me gjendjen fizike të lojtarit. Dy dëmtime radhazi në dy sezonet e fundit të brazilianit, pikërisht në momentin më vendimtar të sezonit, kanë rikthyer dyshimet në lidhje rikthimin e Neymar në “Camp Nou”.

Në rastin e parë, braziliani iu nënshtrua operacionit, duke mbyllur para kohe sezonin.

Edhe këtë vit ai u dëmtua, por këtë herë Neymar vendosi të kryejë një terapi konservative për të evituar operacionin.  Gjithsesi, Neymar u dëmtua sërish në një miqësore dhe nuk luajti me kombëtaren në Copa America.

Duket se dëmtimet janë pika e dobët e Neymar, ndaj Barcelona ka takuar mjekët e besuar të Neymar, që ndodhen pikërisht në Katalonjë.

Dhe informacioni që ka mbledhur nuk është inkurajues, përkundrazi, ndaj Barça është rezervuar për rikthimin e Neymar.

“El Mundo Deportivo” raporton se në garë në të ardhmen mund të futen edhe klube si Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United dhe, risia e madhe, Juventus.

Këto janë pista që pëlqehen edhe nga vetë braziliani, për faktin se mund të kënaqin pretendimet ekonomike të Neymarit, sa i përket rrogës, por edhe faktin se synojnë lart e më lart, sidomos Juventus, Bayern dhe Real Madrid.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola