MENU
klinika

Përgjigjia epike!

Elgiti sapo na tregoi se kur do të martohet me Klean

26.07.2019 - 16:29

Elgit Doda dhe Klea Huta janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer të ekranit shqiptar.

Rreth dy vite më parë ata e bënë publike historinë e tyre të dashurisë dhe prej disa kohësh kanë nisur një kapitull së bashku. Ata kanë zbuluar se po bashkëjetojnë dhe marrëdhënia e tyre po ecën mjaft mirë.

Sigurisht që në fazën që janë pyetja që ju drejtohet më shpesh është , “kur do të martoheni” dhe lidhur me të Elgiti ka një përgjigje epike.

Pak minuta më parë në një përgjigje për ndjekësit e tij në Instastory, këngëtari ka treguar se nëse do gjejë dikë që do ja paguajë dasmën martohet menjëherë.

“Po na paguat dasmën që nesër”, shkruan Elgiti.

Kujtojmë se Klea Huta zbuloi se për këtë vit nuk kanë plane për të bërë dasmë, megjithatë kur ta kenë vendosur, ceremoninë do e mbajnë ditën që janë lidhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN