Rita Ora dhe Ledri Vula, së bashku me shumë artistë të tjerë shqiptarë performuan në “Alba festival” të dielën në Zvicër!
Dy artistët e preferuar nga Kosova i çmendën fansat kur papritur publikuan një foto nga i njëjti vend, të përqafuar!
Ledri i kishte hedhur krahun në bel këngëtares, ndërsa kjo e fundit në sup reperit në foton ku dukeshin si një çift mjaft simpatik!
Aq u desh dhe fansat filluan menjëherë të imagjinonin Ritën me Ledrin çift! Fotos nuk i rezistoi as nëna e Rita Orës e cila i la një koment reperit:
“Ani zemra! Awww”, shkruante ajo në foton e publikuar në Instagram.
“Po përshtatet bre”, ia ktheu Ledri me humor.
“Ashtu po duket”, ia kthen sërish nëna e Ritës.
Aq u desh dhe fansat nisën menjëherë që t’i kërkonin Verës, t’ia japë çikën Ledrit.
Por duket se mami Vera nuk është edhe aq dakord për këtë lidhje dhe e ka bërë të qartë se nuk ka vajzë për Vulën:
“Jepja çikën oj ingje!”
“Ingja i mban çikat për veti hahah”, ia kthen Vera duke qeshur.
Epo mesa duket mamaja e Ritës paska vendosur që ta ketë vetëm për vete Ritën dhe ne nuk kemi ç’të bëjmë për Ledrin.