MENU
klinika

Publikon foto!

Jonida zyrtarizon lidhjen me Romeo në Instagram!

06.07.2019 - 11:33

Maliqi u divorcua nga bashkëshorti i saj i parë në 2017-ën, pas 17 vitesh me të. Nga martesa me biznesmenin Jonida Maliqi ka një djalë 8 vjeç.

Ndërkohë, prej javësh po diskutohet për lidhjen kaq shumë të përfolur të Jonida Maliqi me Romeo Veshaj.

Në fillim lajmet dolën me shumë vrull e pastaj gjërat u bënë edhe më konkrete kur u kapën mat në pishinë. E sidomos pas videos së promos së parë të emisionit “Treshat”, ku Jonida dhe Romeo u puthën.

E tani nuk ka më dyshime se këngëtarja dhe humoristi janë bashkë. Kjo gjë duhej vërtetuar më së miri edhe në Instagram.

Edhe pse kurdoherë e rezervuar, Jonida Maliqi duket se me Romeon po tejkalon vetveten pasi pak më parë postoi foton me të Instagram!

“Sirena Maliqi” shkruajti Jonida pranë fotos ku shfaqet e trukuar si sirenë, ndërsa pas saj duket Romeo i cili ka zgjatur dorën të kapë telefonin dhe pas në sfond, Donaldi. Jonida u uron suksese djemve si edhe Bora Zemanit për emisionin e ri.

Jo vetëm kaq, por zyrtarizimi erdhi edhe nga Romeo, i cili komentoi: “Yll i bukur”!

Është marrëdhënia dashurore e parë publike e këngëtares, e cila ka parapëlqyer ta mbajë gjithmonë super të rezervuar jetën personale.