MENU
klinika

Cili do të ishte i duhuri?

Juventus me shumë ‘fytyra’/ 3 formacionet e Sarrit!

11.07.2019 - 18:54

Me futboll të bukur, Sarri ndërtoi pasurinë e tij në stolin e Empolit.

Në mënyrë të pashmangshme, ai u largua nga atje dhe mori drejtimin e Napolit, ku nuk kishte një “trekuartist” (në këtë rol kishte Verdi dhe Saponara, në Toscana).

Në këtë rol u përpoq të përshtaste Insigne. Pas një nisjeje të ngadaltë, ai ndryshoi përsëri modul taktik në 4-3-3, që e adoptoi edhe te Chelsea.

Trajneri i ri bardhezi ka një zgjedhje kaq të gjerë taktike, sa do të jetë në gjendje të hidhet nga një sistem në tjetrin.

Një Juventus “kameleon”, që ndryshon sipas situatave dhe kundërshtarit, gjë për të cilën u kritikua Masimilliano Allegri.

Më poshtë mund të shihni tre formacionet e Sarrit, që mund të përdorë te bardhezinjtë, sipas “Corriere dello Sport”:

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN