MENU
klinika

"Kemi pasur takime të rënda"

Haradinaj flet për marrëdhëniet me Thaçin

13.07.2019 - 09:29

Taksa 100% ndaj mallrave serbe dhe korrigjimi i kufijve ka përplasur disa herë kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi.

Në lidhje me këto përplasje ka reaguar edhe vetë Haradinaj, i cili në një intervistë për mediat në Kosovë ka zbuluar raportet e tij me Thaçin.

Të them të drejtën raportet janë të njëjta. Nuk kem shumë komunikim. Ka pasur situata të ndjeshme prej taksës‘, tha Haradinaj, ndërkohë që tregoi se ka pasur mosmarrëveshje edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

thaci-haradinaj-konica.al
thaci-haradinaj-konica.al

Kemi pas takime të rënda, ku skam kalu mirë as me Thaçin as me Veselin. Ata para miqve ndërkombëtare kanë pasur qëndrime të ndryshëm për taksën, kam marrë goditje të tipit që ‘nuk është në rregull kjo sjellje e jotja’, deklaroi Haradinaj.

‘Ka ndodhur një ftohje e raporteve personale’, vijoi ai, ndërsa u pyet për qëndrimin e Thaçit për taksën.

Më vjen mirë, çdo deklarim e ka peshën e vetë. Por gjatë vizitave të zyrtarëve amerikanë, më kujtohet David Hayle, kam pas përvoja shumë të rënda. Ballafaqimi ka qenë i zorshëm, kam marrë shumë kritika prej kolegëve të vendit se pse nuk e heqim taksën‘, përfundoi Haradinaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN