MENU
klinika

Janacek: E vërteta, magjia e muzikës

Kompozitori i gjuhës së panjohur

03.07.2019 - 12:05

          Njëqind vjet më parë, askush në Pragë nuk do ta kishte menduar, se Janacek do të vlerësohej një shekull më vonë si një nga kompozitorët më të mëdhenj të veprës së shekullit të 20-të. Deri në premierën jashtëzakonisht të suksesshme në Pragë të “Jenufës” në vitin 1916, kur kompozitori ishte 62-vjeç, ai shihej nga shtresat e larta shoqërore si dikush që vinte nga humbëtirat e rajonit të largët lindor të tokave çeke: Moravia. Janacek sigurisht nuk u pajtua në traditat e operës çeke në epokën e post-Smetanës. Ende në një epokë moderne, gjendja e tij është padyshim e lartë. Operat e tij mund të trondisin, madje edhe të të lëndojnë, por shpesh janë të mrekullueshme, të fuqishme emocionale dhe, mbi të gjitha, të vërteta.

Tingujt e Leos Janacek të çojnë gjithnjë në një tjetër hapësirë. Aty ku duket sikur gjithçka pushon për t’ia lënë vendin muzikës. Leos Eugen Janacek, kompozitori i mirënjohur çek, lindi më 3 korrik 1854 në Hukvaldy, perandoria austriake, dhe vdiq më 12 gusht 1928 në Ostrava Është një nga pesë kompozitorët më të rëndësishëm të Çekosllovakisë, mik i ngushtë me bashkëqytetarin e tij Antonin Dvorak, maestro Jonacek përdor kompleksitetin ritmik për të transkriptuar intonacionet e gjuhës së folur në veprat e veta.

 

 

 

 

Ashtu si i ati, Janacek ishte orientuar drejt karrierës së mësuesisë, por në të vërtetë investoi shumë në jetën kulturore dhe muzikore të qytetit Brno. Vetëm pasi tërhiqet nga mësimdhënia, Janacek do të përjetonte periudhën më kreative dhe, së fundmi, do të arrinte suksesin të denjë për talentin që zotëronte, veçanërisht nëpërmjet veprës “Jenufa”. Jeta, sikurse dhe krijimtaria muzikore theksohet fuqishëm nga vullneti i tij ngulmues, i cili kundërshton dominimin gjerman të përjetuar nga populli çek. Pas një edukimi në manastirin e Brnos, Leos Janacek, në vitin 1871, bëhet mësues dhe mjeshtër muzike. Më pas vijon studimet për organo në Pragë, mandej në konservatorin e Leipzigut dhe të Vjenës pas një ndalese në Shën Petërburg. Rikthehet në Brno vetëm për të dhënë muzikë, ai është profesor i këngës dhe drejtor i shkollës së muzikës. Shkruan shumë kritika, refleksione teorike, analiza muzikore. Në 1887, kompozoi veprën e tij të parë: “Sarka”. Emërohet Sekretar i Departamentit të Studimeve Folklorike në Pragë. Së bashku me Bartos, ai mbledh dhe përpunin melodi të shumta popullore, madje kompozon pjes të lidhura me këtë kulturë. Po ashtu është tejet i interesuar për traditat ruse dhe polake, dhe angazhohet kundër monarkisë.

 

 

 

 

Janacek fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1916, falë versionit të përpunuar të operës “Jenufa”. Fill pas kësaj vijon të kompozojë kryeveprat e tjera: “Katja Kabanova”, “Dhelpërushja dinake”, “Çështja Makropoulos”, “Nga shtëpia e të vdekurve”. Krijimtaria e tij dallohet nga rëndësia dhe theksi që i kushton gjuhës s folur, si dhe thyerja e rregullave të vijimësisë së gjuhës tonaliste. Po ashtu, disonanca në muzikën e tij trajtohet me një liri të madhe, çfarë shërbeu si burim frymëzimi për shkrimet akustike të fizikantit Helmotz.

 

Janacek në gjashtë data:

  • 1874: takon Antonin Dvorak në Pragë.
  • 1879: perfeksionim në Konservatorin e Leipzigut.
  • 1880: studimet në Konservatorin e Vjenës.
  • 1881: krijimi i shkollës së muzikës dhe mësimdhënie në Brno.
  • 1885: sekretar i departamentit moravian të studimeve folklorike të Pragës.
  • 1916: krijimi versionit të ripërpunuar të veprës së tij “Jenufa” (1904), i cila i sjell famën e merituar.

 

Janacek në gjashtë vepra:

  • 1904: “Jenufa”, operë në tri akte krijuar në Brno (ripërpunuar në vitin 1916).
  • 1918: “Taras Boulba”, poemë simfonike (rapsodi për orkestër) bazuar në veprën e Gogolit.
  • 1924: “Dhelpërushja dinake”, operë në tri akte krijuar në Brno.
  • 1926: “Çështja Makropoulos”, operë në tri akte krijuar në Brno.
  • 1926: “Sinfonieta”, kompozim orkestral.
  • 1926: “Meshë glagolitike”, kompozim për orkestër, organ, kor, klaviçembal dhe solistë.

 

 

 

 

 

Stili i Janacekut formohej jo vetëm nga muzika, por edhe nga dialektet e të folurit të Moravisë. Ishte i zhytur në të forlurat moraviane, që dikur i quante “të buta sikur të presësh gjalpin”. Në të vërtetë, magjia e tij me ligjërata të gjithfarëllojshme ishte e tillë që ai gjithmonë i dallonte tonet dhe ritmet e mënyrës se si flisnin njerëzit – ose zogjtë këndonin, madje edhe në dialekte që ai nuk i njihte fare.

Shtegtimi i jetës së Janacek ishte një jetë e çuditshme, e trishtueshme dhe tronditëse, e mbushur me temperament, jashtëqendërsi, zhgënjim dhe ngazëllim. Këto emocione pasqyrohen në mënyrë të përsosur në muzikën e tij. “Unë depërtoj, sepse ekziston e vërteta në punën time, – do të shkruante ai në fund të jetës. – E vërteta në kufirin e vet”./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jazz 'pushton' Shkodren

“Shkodra Jazz Festival”


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale