Revista e arkitekturës dhe dizenjimit, eVolo, ka organizuar një konkurs për se si do të jenë qytetet e së ardhmes.
Projektet kanë qenë të shumta dhe idetë nga më të larmishmet, që nga piramida kokëposhtë, që do të krijonin ujë në shkretëtirat e Egjiptit, e deri te harqet përmbi malet midis Austrisë dhe Zvicrës.
-Klaudia Gołaszevska dhe Marek Grodzicki, Poloni, një qiellgërvishtës që edhe pastron ajrin
-Projekti nga Romain Josueand Corentin Fraiss, mbi malin që ndan Zvicrën me Italinë, do të shfrytëzonte ndryshimet e temperaturës e lagështisë për të krijuar struktura akulli
-Zöe Russián Moreno, Venezuelë, qendër miulti-funksionale për kërkime gjeo-biologjike e edukative, që do të përdorte teknologjinë elektromagnetike për të fluturuar mbi një park kombëtar të Venezuelës
-Ky projekt parashikon një ndërtesë midis dy shteteve që do të garantonte strehë për refugjatët, duke ofruar punë, arsim, shëndetësi