MENU
klinika

Polaku gati të mbyllë karrierën si bavarez

Kontratë “të përjetshme”/ Bayern ‘blindon’ Lewandowskin!

06.07.2019 - 13:07

Për Robert Lewandowskin nuk do të ketë ekip tjetër në të ardhmen përveçse Bayern Munich.

Sulmuesi polak do të ndjekë gjurmët e Robben për t’a mbyllur karrierën si profesionist në radhët e kampionëve të Gjermanisë.

Bomberi 30-vjeçar që ka kontratë deri në vitin 2021 është në bisedime të avancuara për rinovimin e saj me 2 sezone të tjera çka do të thotë se do të varë këpucët në gozhdë me fanellën e Bayernit.

Lewandowski prej 5 sezonesh vesh fanellën e bavarezëve dhe ofertat për të nuk mungojnë por duket se bomberi polak i ka refuzuar duke menduar vetëm për skuadrën aktuale.