MENU
klinika

Testimet e raketave të reja

Koreja e Veriut paralajmërim për Korenë e Jugut

26.07.2019 - 10:59

Koreja e Veriut e ka quajtur testin e dy raketave të reja të enjten një “paralajmërim solemn”  për Korenë e Jugut.

Udhëheqësi Kim Jong-un tha se vendi i tij ishte i detyruar të zhvillonte armë për “eliminimin e kërcënimeve të mundshme dhe të drejtpërdrejta”. Ai tha se testi përfshinte një sistem të ri të armatimit taktik.

Komentet e Kim, në mediat shtetërore, vijnë pasi Veriu kritikoi një vendim nga Koreja e Jugut dhe SHBA për të mbajtur stërvitjet ushtarake muajin e ardhshëm. Koreja e Veriut i ka konsideruar stërvitjet si përgatitje për një pushtim.

Megjithëse SHBA dhe Koreja e Jugut kanë refuzuar të anullojnë ushtrimet ushtarake vjetore, ato janë zvogëluar dukshëm.

Kim tha se ishte “i kënaqur” me përgjigjen e sistemit të armëve të reja dhe pretendoi se nuk do të ishte “e lehtë për t’u mbrojtur”. Ai tha se Koreja e Jugut “nuk duhet të gabojë të injorojë paralajmërimin”.

Koreja e Jugut i ka kërkuar Penianit të ndalojë veprimet që nuk janë të dobishme për lehtësimin e tensioneve dhe tha se testet përbënin një kërcënim ushtarak.

Testi është i pari që nga kur Kim dhe Presidenti i SHBA Donald Trump u takuan në Zonën e çmilitarizuar, një zonë që ndan dy Koretë, më 30 qershor.

Vitin e kaluar, Kim tha se Koreja e Veriut do të ndalonte testimet nukleare dhe nuk do të lëshonte raketa balistike ndërkontinentale.

Sidoqoftë, aktiviteti bërthamor duket të jetë i vazhdueshëm dhe imazhet satelitore të vendit kryesor bërthamor të Koresë së Veriut muajin e kaluar treguan lëvizjen, duke sugjeruar se vendi mund të ripërpunonte materialin radioaktiv.

Pyongyang gjithashtu vazhdon të demonstrojë aftësitë e saj për të zhvilluar armë të reja pavarësisht sanksioneve strikte ekonomike.