MENU
klinika

Çfarë njofton Thaçi?

“Kosova s’do marrë pjesë në Samitin e Sarajevës”

06.07.2019 - 17:05

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njofton se Kosova nuk do të marrë pjesë në samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që do të mbahet më 8 korrik në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se arsyeja e mospjesëmarrjes është “ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, e bënë të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim”.

“Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje e Hercegovinën dhe për njohje reciproke.

Por, fatkeqësisht, ky vullnet i ynë është keqpërdorur në vazhdimësi, njësoj sikurse tani me rastin e organizimit të SEECP-së nga Bosnja e Hercegovina.

Minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse”, shkruan Thaçi në Facebook.