MENU
klinika

"Bashkë përgjithmonë”

Kush ia bëri Arilenës urimin më emocionues për ditëlindje?

17.07.2019 - 15:43

Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Arilena Ara feston 21-vjetorin e saj të lindjes.

Mirëpo, urimin më special të ditëlindjes Arilena e mori nga menaxheri i saj prej 8 vitesh, Popi Kola, i cili në profilin e tij në Instagram kishte publikuar dy foto me këngëtaren. Njëra prej tyre ishte në fillimet e karrierës së Arilenës, ndërsa tjetra ishte një foto e shkrepur gjatë këtyre ditëve.

kolana e librave

“Gëzuar ditëlindjen vogëlushe! E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e lumturisë time! 8 vite histori bashkë dhe 80 më shumë për të ardhur. ‘Bashkë, përgjithmonë, vetëm”. 

Këngëtarja e ka ripostuar këtë urim ditëlindjeje dhe krahas tij ka shkruar “Gjithçka”, duke etiketuar menaxherin e saj.

Epo pritej një urim i tillë, kjo sepse e kemi vënë re prej kohësh që ata janë miq kaq të mirë, prej kohësh. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN