MENU
klinika

26 mijë biznese nën sekuestro

“Lista e zezë”, Tatimet thyejnë rekordin për 2019

28.07.2019 - 19:32

Qershori i këtij viti ka shënuar një shifër rekord të bizneseve të cilëve u është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekare nga ana e administratës tatimore.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në qershor rezultojnë mbi 26 mijë biznese nën regjimin e bllokimit të pasurive të luajtshme e të papajtueshme.

Shifra rezulton me rritje rreth 30% krahasuar me verën e shkuar, kur numri i barrave tatimore ishte rreth 20 mijë.

Drejtoria ka bërë publike listën e 23 mijë tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre, shkruan scan.

Në qershor të vitit të shkuar, numri i barërave hipotekore apo siguruese ndaj bizneseve debitore ishte diçka me shumë se 20 mijë, për të shënuar një rritje me afro 30% këtë verë.

Calculating numbers for income tax return with glasses pen and calculator

Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ana e administratës tatimore.

Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.

Vetë Administrata Tatimore sqaron se publikimi i listës bëhet në mënyrë që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!