Për shumë vite, gjestet karakteristike të mbajtjes së duarve në formë diamanti të kancelares gjermane Angela Merkel, të njohura në gjermanisht si “Merkel-rhombusi”, ishin gjëja e parë që shumica e gjermanëve lidhnin me pamjen fizike të ligjvënëses. Në fakt, gjesti i saj shfaqet edhe në disa nga posterat e fushatës së partisë së saj në 2013. Në njëfarë kuptimi, ai simbolizonte karakterin e patrazuar, të palëkundur të Merkelit.
Por gjërat sot janë ndryshe. Ajo është kapur kohët e fundit në kamera duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar në ngjarje publike, duke bërë shumë njerëz të pyesin: A është sëmurë Angela Merkel?
Epoka e Merkelit
Kancelarja Merkel ka më pak pushtet se kreu i qeverisë franceze, ruse dhe amerikane, por ajo ka ndikuar shumë në Gjermani gjatë 14 viteve të saj në krye të shtetit. Ka qenë një epokë e vërtetë Merkel, aq shumë sa adoleshentët gjermanë sot kanë njohur vetëm atë si udhëheqësen e Gjermanisë.
Nën sundimin e Merkelit, ekonomia gjermane pati prosperitet, edhe me krizën financiare botërore të 2007-2008. Gjermania, u riemërua si një motor i rritjes ekonomike. Me kalimin e kohës, papunësia gjermane ra deri në gjysmë dhe të ardhurat tatimore u rritën. Dhe vendi shkoi nga deficiti publik në tepricë.
Menaxhuese e krizës
Fuqia e Merkelit u bë më e dukshme gjatë kohëve të turbullta politike. Kur BE-ja u përpoq të ndërmarrë veprime vendimtare gjatë krizës së eurozonës, me shpëtimin grek dhe pas aneksimit të Rusisë të Gadishullit Krimesë të Ukrainës, ishte momenti i Merkel. Ajo priti shumë krerë të qeverisë dhe shtetit në Berlin për bisedime. Media locale u impresionua me aftësinë e saj për të transformuar kryeqytetin gjerman në një kohë të vështirë të diplomacisë evropiane.
Merkel është lavdëruar vazhdimisht si gruaja më e fuqishme në botë. Ajo është nderuar shumë nga popullsia gjermane, duke përfshirë edhe në ish-Gjermaninë Lindore, ku është rritur. Megjithatë, pavarësisht popullaritetit të saj, Merkel, vajza e një pastori protestant, ka mbetur e përulur dhe e thjeshtë.
‘Mutti’ Merkel
Merkel ka modernizuar partinë e saj, Bashkimin Kristian Demokratik Konservator të Gjermanisë (CDU).Ndërkohë, ka mbetur e vërtetë, dhe gjermanët e kanë vlerësuar vërtetësinë e saj.
Në një farë mënyre, shumë gjermanë filluan t’i referoheshin me dashamirësi Merkelit si “Mutti”, një term afarist gjerman për nënën. Por disa argumentojnë se duke u mbështetur në rolin e Merkelit, gjermanët humbën oreksin e tyre për një debat të shëndetshëm dhe demokratik.
Merkel gjithashtu transformoi partinë e saj dhe qeveritë e saj me aparate efikase vendimmarrëse, duke sakrifikuar diversitetin e opinionit dhe duke i dhënë karakterit të saj pothuajse të nënës një nuancë negative. Ajo nxiti heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe tërheqjen e Gjermanisë nga energjia bërthamore, duke lënë anash disa nga figurat më konservatore në partinë e saj.
CDU u zhvendos drejt qendrës dhe disa analistë thonë se krijoi hapësirë në të djathtë, duke lejuar AfD-në e ekstremit të djathtë që të fitojë terren.
“Mund ta bëjmë!”
Merkel me siguri do të hyjë në histori si liderja që, në kulmin e krizës së refugjatëve në gusht 2015, tha: “Ne mund ta bëjmë atë!” (“Wir schaffen das!”) Me këto fjalë, Merkel tregoi se Gjermania ishte e hapur për marrjen e qindra mijëra azil-kërkuesish nga Siria dhe rajonet fqinje të shkatërruara nga lufta. Ndërsa Merkel ka provuar që të korrigjojë gabimet e bëra gjatë asaj kohe dhe më pas, Gjermania mbetet shumë e përçarë lidhur me çështjen e emigracionit dhe azilkërkuesve.
Në fakt, i gjithë kontinenti evropian është i përçarë lidhur me këtë. Vendet anëtare lindore të BE refuzojnë planet gjermane për të rishpërndarë kërkuesit e azilit përgjatë bllokut. Një koalicion i ri po organizohet, me Italinë që bashkohet me Poloninë, Republikën Çeke dhe Hungarinë.
Ç’pritet më tej?
Nëse Angela Merkel do të ishte një punonjëse e zakonshme, normalisht do të dilte në pension vitin e ardhshëm. Siç duket, askush nuk e di nëse ajo do të vazhdojë derisa t’I mbarojë mandati i kancelares në vitin 2021 ose nëse ajo do të largohet paraprakisht. Koalicioni i saj i tanishëm, i cili përfshin Social Demokratët e Gjermanisë (SPD), konsiderohet i dobët dhe vlerësimet e miratimit të partisë së saj kanë shënuar një rënie historike. Tani për tani, spekulimet janë të shumta që ajo mund të japë dorëheqjen më herët për arsye shëndetësore, nisur pjesërisht edhe nga dridhjet e kohëve të fundit.
Tani për tani, megjithatë, Merkel ndoshta po planifikon pushimet verore. Menjëherë pas ditëlindjes së saj, ajo zakonisht shkon në festivalin vjetor të Operas Bayreuth dhe pastaj rimerr energjitë në male. Dhe pas kthimit të saj, shumë do të jenë të etur të dinë nëse pushimet i kanë shëruar dridhjet e saj, edhe pse ka shumë çështje të tjera të ngutshme për t’u përqëndruar në politikën gjermane.